Art & Kulturë

BECOMING, Autobiografia e MICHELLE OBAMA

BECOMING, (Të bëhesh Michelle) Autobiografia e MICHELLE OBAMA, do të botohet në SHBA dhe Kanada në 13 nentor 2018 dhe njëkohësisht edhe në 24 gjuhë të botës. Në shqip vjen nga Botimet Dudaj e libri do të përkthehet nga Ledia Agolli.

Me një jetë të mbushur me kuptim dhe realizime, Michelle Obama shquhet si një nga gratë ikona dhe sfiduese të erës sonë. Si gruaja e parë e SHBA-së-e para grua afroamerikane që ka luajtur një rol të tillë- ajo ndihmoi pafund në krijimin e një Shtëpie të Bardhë mikpritëse dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në histori, e gjithashtu duke e vënë veten dhe pushtetin e saj në shërbim të avokatisë së çështjes së grave dhe vajzave në SHBA dhe kudo në botë, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën sesi familjet mund të mësojnë të bëjnë një jetë më të shëndetshme dhe aktive, duke i qëndruar në krah burrit të saj teksa ai drejtonte Amerikën gjatë momenteve më të ngarkuara të saj dhe duke rritur dy vajza me këmbë në tokë, nën sytë e një medieje që nuk të fal.

Në autobiografinë e saj, një punë reflektimi të thellë dhe narracioni tërheqës, Michelle Obama fton lexuesit të hyjnë në botën e saj, duke përjetuar përvojën që e kanë formuar-që nga fëmijëria në pjesën jugore të Çikagos, në vitet kur punonte si drejtuese e lartë, në përpjekje për të balancuar kërkesat që i shtronte mëmësia dhe puna, kohës që kaloi në mjedisin më të famshëm në botë. Me një sinqeritet të thellë ajo përshkruan arritjet dhe zhgënjimet, si personale ashtu dhe publike, duke rrëfyer historinë e saj ashtu siç e ka jetuar-me fjalët dhe shprehjet thellësisht të vetat. E ngrohtë, e ditur dhe zbuluese, BECOMING do të jetë jetëshkrimi intim i një gruaje shpirt dhe substancë, që i ka tejkaluar pritshmëritë-dhe historia e së cilës na frymëzon të gjithe.
Znj. Obama thotë: “Të shkruaja BECOMING ishte një eksperiencë thellësisht personale. Për herë të parë më dha mundësinë të reflektoj ndershmërisht në trajektoren e papritur të jetës sime. Në këtë libër unë flas për rrënjët e mia dhe se si një vajzë e vogël nga jugu i Çikagos arriti të gjejë zërin e saj dhe të zhvillojë forcën e vet për t’u dhënë fuqi të tjerëve. Uroj që ky rrugëtim imi ta frymëzojë lexuesin.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).