Pas suksesit të edicionit të parë, që solli eksperiencën mahnitëse të Valsit Vjenez, muzikës së mrekullueshme dhe performancat e shkëlqyera artistike, jemi të lumtur të prezantojmë edicionin e dytë të Ballos Vjeneze në Tiranë.
Ballo Vjeneze do të zhvillohet ditën e Premte, më 12 Prill 2019, në Pallatin e Kongreseve, duke mbledhur bashkë miq Shqiptarë dhe Austriake, personalitete, njerëz të biznesit, artistë dhe çdo qytetar që ka pikë të dobët muzikën klasike dhe valsin vjenez. Nën kujdesin e Bashkisë së Vjenës dhe Bashkisë së Tiranës, jemi të bindur se ky edicion i Ballos Vjeneze në Tiranë do të konsolidojë këtë traditë të mrekullueshme, prezente në metropolet më të rëndësishme të botës.