Art & Kulturë

Bachelor NIGHT, më 8 Korrik tek Top Hill Tirana

Senati Akademik i Fakultetit te Ekonomise organizon mbremjen e fundit festive ,per studentet e vitit III Bachelor ….

Para se te nisemi zyrtarisht per ne tregun e punes dhe te halleve,na duhet nje takim i fundit me koleget e se ardhmes dhe bashkevuajtesit e 3 viteve ,tashme te hedhura pas ! Nuk do diskutohet per tezat e mundshme te provimit,as per ushtrimet tipike te veshtira qe cdo prof vendos,e as per skemat e uljes neper banka gjate provimit…ESHTE E NDALUAR CDO TEME QE KA LIDHJE ME SHKOLLEN !

Ne oren 21:00 fillon nata jone…Ne ambjentet e pishines eshte pergatitur per ne nje banket,ku secili prej nesh mund te shijoje pak ushqim dhe te rroki gotat me shampanje (nuk do lagim njeri :p ) me miqte e tij.Batutat dhe bisedat miqesore do kene ne sfond disa tinguj violine ,per ti dhene me shume qetesi dhe paqe mbremjes.

Ne oren 23:00 ringjallet perseri shpirti yne rinor! Ngjitemi ne ambjentet e club-it ku DJ ALDO do elektrizoje gjithe naten per ne,me muziken me te mire te momentit.Cdo student do jete i pozicionuar ne club sipas deges qe i perket,cdo dege do kete zonen e saj.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).