Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizon prezantimin e librit të akademikut Jani Vangjeli, “ATLAS I FLORËS SË SHQIPËRISË”.
Kjo vepër përbën një domosdoshmëri në studimet e thelluara në Florën e Shqipërisë dhe do të kontribuojë në studimet e tjera në fushën e pyjeve, kullotave, bimëve aromatike e mjekësore, farmaceutikës, leksikografisë dhe fusha të tjera.
Në këtë volum janë përfshirë rreth 1700 specie bimësh spontane dhe të kultivuara që njihen deri tani në Shqipëri.
Libri përbëhet nga rreth 948 faqe, ku pjesën kryesore dhe themelore e përbëjnë hartat e shpërndarjes së çdo specieje, të shoqëruara me listat e vendndodhjeve konkrete ku janë gjetur bimët që nga viti 1935 dhe deri në ditët e sotme. Të dhënat janë nxjerrë nga ekzemplarët bimorë të Herbarit Kombëtar dhe nga rreth 120.000 të dhëna në Data base-in ku përfshihen gjithashtu të dhëna nga botimet e shumta mbi Florën e Shqipërisë të botanistëve shqiptarë dhe të huaj.

Atlas i Florës së Shqipërisë
Prev Post
Degjoje zemren time nga Bianka
Next Post
“Tramvaji dëshirë” i Williams rikthehet