Art & Kulturë

teattri

Atje ku mali takon hënën

Teatri Metropol paraqet premierën e re për fëmijë:
“ATJE KU MALI TAKON HËNËN” nga GRACE LIN

Vepra është e bazuar në një legjendë Kineze, një ndërthurje midis realitetit dhe përrallës, ku në qendër është një vajzë e vogël e quajtur Minli dhe familja e saj e varfër. Gjithçka që Minli kishte ishin imazhet e përrallave që dëgjonte nga babai i saj dhe psherëtimat e nënës. Një ditë, në bazë të përrallave dhe takimit me Peshkun e Artë ajo vendos të ndryshojë fatin e varfër të shtëpise dhe të nisë udhëtimin e saj për tek mali i pafund që të gjejë plakun e motshëm të hënës. Gjatë udhëtimit takon njerëz dhe krijesa të ndryshme të përrallave si për shembull Dragoin, i cili do të bëhet dhe shoku i saj më i mirë. Në fund, pas shumë peripecive dhe aventurash, Minli kupton se nuk kishte nevojë për asgjë tjetër përveçse familjes së saj. Ajo niset për në shtëpi e lumtur që gjatë udhëtimit kishte ndihmuar jo vetëm shokun e saj dhe shumë të tjerë, por pa vetëdije kishte ndryshuar dhe fatin e shtëpisë së saj.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).