Art & Kulturë

Asnjë i infektuar me Covid-19 te ky fshat në Itali, ja pse

Banorët e Montaldo Torinese, një fshat në rajonin verior të Piedmont, në Itali, nuk janë prekur nga koronavirusi.

Sipas The Guardian disa prej tyre besojnë se po mbrohen nga “uji i mrekullive” që sipas një legjende, kuroi ushtarët e Napoleon Bonapartit nga pneumonia.

Montaldo Torinese ndodhet 19km larg Torinos, kryeqytetit rajonal ku të paktën 3658 janë infektuar nga virusi. Në gjithë Piedmont, rajoni i katërt më i prekur, janë regjistruar 8206 raste.

Uji nga pusi i Montaldo Torinese, një fshat me 720 banorë, besohet të ketë shëruar ushtarët e Napoleon Bonapartit, në qershor të 1800-s, para një beteje në Marengo.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).