Një këngë e re vjen nga Artjola Toska. Por ajo vjen në bashkëpunim me grupin MAGIC 4.
Kënga e realizuar së fundmi do të dalë në Youtube të premten në orën 18:00 dhe pritet të jetë një ndër hitet e kësaj vere.
Kënga titullohet “KOKA TY TA BONI”, dhe vjen me muzike të Pirro Cakos dhe arrangment të Edlir Begollit.
Klipi është realizuar në qytetin e bukur të Korçës. S’na mbetet gjë tjetër veçse të presim të premten për këngën më të re, që padyshim do të jetë shumë e preferuar nga i gjithë publiku.