Për edicionin e 33-të me radhë, “Kaldor Public Art Project” është duke shpërfaqur “The Last Resort” (Resorti i fundit), premierë botërore e instilacionit të artistit të famshëm shqiptar, Anri Sala.
Duke zënë vend në kodrën “Observatory Hill”, kjo vepër arti do të ekspozohet aty për tri javë, duke nisur nga 13 tetori e deri më 5 nëntor. Instilacioni i Anri Salës është një gërshetim i skulpturës me tingullin dhe përfaqëson herën e parë që artisti e ka krijuar një vepër të madhe për audiencën australiane.
Vepra “Koncerti për klarinetë” e W. A. Mozart, do të transformohet në veprën e artit të Salës, duke shtuar e riimagjinur pjesët kanonike të muzikës.