Artisti shqiptar emërohet në një post të lartë në New York

Kompozitori i njohur shqiptar Aleksandër Vezuli, është emëruar nga kryetari i bashkisë së Montgomery si Drejtori Artistik për muzikën klasike në New York, duke zëvendësuar kështu pas 31 vitesh Howard Garret.

Këtë lajm artisti e ka shpërndarë nëpërmjet rrjeteve sociale, duke njoftuar të afërmit dhe fansat e tij.

“Sot, zyrtarisht, me vendim të Kryetarit të Bashkisë së Montgomery, u emërova Drejtor Artistik për muzikën klasike (chamber music) në Montgomery, New York. Shpresoj që ta justifkoj më së miri këtë post, e të vazhdoj traditën e mirë të paraardhësit tim Howard Garrett, i cili e mbajti skenën gjallë për 31 vjet me radhë. I uroj z. Howard Garrett pension të mbarë!”, ka shkruar ai.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).