Pas thirrjes publike të aktorit Robert Ndrenika drejtuar Presidentit Ilir Meta, që të bëhej pjesë e debatit mbi Teatrin Kombëtar, sot është zhvilluar një takim me një pjesë të artistëve dhe Presidentin.
Një përfaqësi artistësh, e kryesuar nga Robert Ndrenika, janë takuar me Metën, ku kanë zhvilluar një diskutim mbi Teatrin Kombëtar. Ata e njohën Presidentin me shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar dhe prishjes së saj, për ta zëvendësuar me një ndërtesë të re.
Gjatë këtij dialogu, Presidenti Meta ka theksuar rëndësinë që ka një komunikim i vazhdueshëm dhe transparent për këtë çështje të rëndësishme, që është në dobi të ruajtjes dhe promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.