Arkeologji/ Nisin gërmimet në zonat antike për të rritur turizmin kulturor

Këshilli kombëtar i Arkeologjisë ka miratuar një numër projektesh shkencore, të cilat do të kenë si qëllim kryesor zgjerimin e gërmimeve arkeologjike.

Nëpërmjet këtij proçesi pune, pritet që të dalin në dritë informacione të reja mbi këto vende historike, të cilat më pas do të kthehen në një atraksion për vizitorët gjatë sezonit turistik.

Image may contain: sky, mountain, outdoor and nature

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka qenë personi që ka bërë publike këtë listë projektesh, ku sipas së cilës, “këto projekte kërkimore në fushën e Arkeologjisë janë me interes jo vetëm për studiuesit e Institutit të Studimeve Arkeologjike, por edhe për zhvillimin e turizmit kulturor”, që është një ndër prioritetet e Ministrisë së Kulturës.

Image may contain: sky, mountain, outdoor and nature

Këto do të jenë disa nga stacionet kërkimore dhe kulturore të stinës së diellit që po afron”, përfundon Kumbaro.

Këto janë projektet:

Qyteti antiko-mesjetar i Kaninës; vijimi i gërmimeve në Antigone,  kërkime në ishullin e Maligradit në Prespë; varri monumental në qytetin antik të Klosit; gërmime arkeologjike në kastrumin e Paleokastrës në Gjirokastër; gërmime në Finiq dhe në Butrint; ndërtimi i hartës nënujore të Bregdetit; sondazhet arkeologjike në zonën e Nivicës;

Image may contain: ocean, sky, mountain, outdoor, nature and water

Gjithashtu rikthimi në format 3D i Bylisit, – gërmimet në fortifikimet prehistorike të luginës së Shkumbinit dhe në vendbanimet prehistorike në Skrapar – gërmimet rreth kishës paleokristiane në Hot të Malësisë së Madhe – studimi i qytetit ilir të Zgërdheshit – projekti i Durrësit mesjetar, fortifikimet e Dukajve në luginën e Vjosës, – por edhe rizbulimi pafund i Amantias, – i kalasë së Drishtit, – i gërmimeve në kalanë e Shkodrës.

Image may contain: sky, outdoor and nature

Image may contain: plant, tree, outdoor, nature and water

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).