Art & Kulturë

Arben Golemi hap ekspozitën “Folie Baroque”

6-16 Dhjetor, Galeria FAB

Piktori Arben Golemi do të çelë më datë 6 dhjetor ekspozitën e tij me titull “Folie Baroque. Eventi i hapjes do të mbahet në orën 18:00, në Galerinë FAB.

Dr. Ermir Hoxha shërben si kurator. Hoxha shprehet se Arben Golemi është një vëzhgues i kujdesshëm i strukturës.

“Në ekspozitën e tij të fundme, duket se Golemi guxon edhe më, në eksperimentimin sa mbi formën, aq dhe mbi strukturën. E ndërtuar si një kontrast ‘në letër’ mbi subjekte të kundërta, ai shfrytëzon shirita të butë plastikë industrialë për të riprojektuar një shije të njohur shkëlqimi klasik”, thotë ai.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 16 dhjetor.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).