Në një shoqëri e cila vazhdimisht po bëhet indiferente ndaj ndryshimeve politike, sociale dhe mjedisore, Anibar në edicionin e dhjetë të festivalit shëndrrohet në hapësirë për ballafaqimin me ndryshimet, hapësirë për të frymëzuar veprimin dhe për të promovuar aktivizmin qytetar nëpërmjet artit që thërret për mbrojtje të lirive dhe të drejtave.
“Arti është fuqia jonë e përmes tij në këtë edicion, të dhjetin më radhë të Anibar, do t’i trajtojmë së bashku me ju FRIKËN dhe SHPRESËN. Edhe këtë vit Anibar sjellë filma të animuar, punëtori, prezantime, masterklasa, takime me animatorë vendor dhe botëror, debate, dhe aktivitete tjera përplot argëtim dhe edukim për të gjitha moshat, në qytetin e Pejës.
Ndejat në Parkun e qytetit këtë vit bëhen edhe më të hareshme ngase KREMTOJMË DHJETË edicione të rrugëtimit tonë të përbashkët në mes të frikës të së tashmes dhe shpresës për të ardhmen.
Ne ju ftojmë të festojmë së bashku për të ardhmen!
MOS E HUMBISNI! Nga 15 – 21 korrik 2019!”, thuhet në njoftim.