Art & Kulturë

Albumi i Dua Lipës rikthehet në krye të toplistës së iTunes

Dua Lipa po vazhdon të shënojë suksese me albumin e saj debutues.

Ajo është rikthyer në krye të top listës në iTunes, ka bërë të ditur këngëtarja përmes një postimi në Instagram. “Albumi është kthyer në krye në iTunes”, ka shkruar Dua Lipa. Ajo ka lënë prapa yje si Stormzy e Ed Sheeran.

Mbrëmë Dua Lipa ka shënuar një sukses të madh në Brit Awards duke rrëmbyer dy çmime të rëndësishme, Best Female Solo Artist ( artistja më e mirë femër solo) dhe British Breakthrough akt (zbulimi më i madh britanik i vitit).

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).