Art & Kulturë

‘Albanian Beauty’ sjell sonte artistët shqiptarë përmes filmave të tyre

Në kuadër të ‘Muaji i Diasporës’, vjen edicioni i tretë i projeksionit filmik ‘Albanian Beauty’. Ky projeksion do të prezantoj artistët shqiptar të cilët jetojnë nëpër botë e të cilët në arenën ndërkombëtare përfaqësojnë kulturën shqiptare.

Filmat që do të shfaqen në këtë edicion të ‘Albanian Beauty’ janë: QIRAK – Jeton Troni, NJË PIKË GJAKU – Bekim Guri, TOKA – Ibër Deari, SMAJL – Zymryte Hoxhaj & Philipp Majer dhe HEAD – Fisnik Maxhuni & Alain Guillebeau.

‘Albanian Beauty’ vjen sonte, e hënë me fillim nga ora 21:00 në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Projekti është i mbështetur nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).