Alarmante/ Ҫahen muret e Kalasë së Gjirokastrës

Arkitekti nga Gjirokastra Kreshnik Merxhani, ka dhënë alarmin mbi një çarje që është shfaqur në muret e kalasë së Gjirokastrës.

Ai e ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet një postimi në facebook, ku thotë se duket qartësisht në foto çarja e kullës jugore dhe lagështia në galeritë poshtë kullës së sahatit, edhe pse pretendohet një “restaurim” me fonde donatorësh.

Sot ambientet poshtë çative të reja dhe poshtë hapësirës ku është ndërhyrë janë me më shumë lagështi siç shihet shumë lehtësisht në foto”, shkruan Merxhani.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).