Alain Delon s’do bëjë më filma!

Në moshën 82-vjeçare dhe pas një “karriere të jashtëzakonshme”, Alain Delon vendosi të ndalet dhe “mos të bëj më filma”. Kjo u bë e ditur nga vetë aktori, protagonist i ”Gatopardi” dhe “Roko dhe vëllezërit e tij”, në një intervistë nga “Le Monde”.

Delon shpjegoi se ai kishte vetëm një keqardhje: “Asnjëherë nuk kam filmuar një film të drejtuar nga një grua”. “Nuk dua të luftoj shumë në këtë betejë”, thotë ai në gazetën franceze.
Ai është protagonist i 80 filmave me disa nga regjisorët më të mëdhenj: nga Visconti tek Antonioni, nga Melville në Losey. “Kam pasur një karrierë kaq të madhe saqë nuk kam dashur të bëj filmin shtesë, drejtorët me të cilët mund të xhiroj, janë të vdekur, sot betohem, nuk e shoh kush mund të më bëjë film”, shton ai.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).