Art & Kulturë

Akullore me Banane

Për ata që pëlqejnë bananet kjo është një recetë mjaft e gjetur, sidomos për stinën e verës. Një lloj akullore pa qumësht, e freskët dhe plot me vitamina dhe kripëra minerale. Rekomandohet midis vakteve.

Përbërësit

6 banane

shurup (për dekorim)

Përgatitja

1.Vendosim 5 banane të prera në feta 0.5 cm në frigorifer në ngrirje.

2.Pasi të kenë ngrirë shumë i vendosim në një frulator duke i shtuar një banane normale të temperaturës së ambientit.

3.I frulojmë për 5 minuta derisa ato të kthehen në akullore dhe i servirim me reçel ose me shurup çokollate.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).