Instituti Shqiptar për SME (SME Albania) organizon edicionin e dytë të “Akademisë Verore për SME” në datat 25 -29 qershor 2018, në Hotel Tirana International.
Akademia (SASME 2018) këtë vit do të fokusohet në “trajnim për menaxhim eksporti” dhe do të ketë pjesëmarrjen e lektorëve e ekspertëve kombëtarë e ndërkombëtarë. Kjo Akademi do të organizohet në bashkëpunim me SME Academy Network, në Suedi.
Qëllimi i programit të trajnimit është të ofrojë njohuri për menaxhimin e eksporteve tek SME-të që dëshirojnë të specializohen në fushën e tregtisë ndërkombëtare.
Kush mund të aplikojë?
SME-të që eksportojnë; SME që kërkojnë tregje të reja dhe SME që kanë potencial për të eksportuar në të ardhmen; studentë që bëjnë kërkime në fushat e tregtisë ndërkombëtare dhe hulumtimit të tregut; studentë që do të dëshironin punë në sektorin privat (si kompanitë eksportuese, konsulencat e hulumtimit të tregut, agjencitë e marketingut etj).
Metodologjia
Leksione dhe workshop me pjesëmarrje të lektorëve dhe ekspertëve në fushën e menaxhimit të eksportit. Prezantimi i rasteve të biznesit. Pjesëmarrje e lektorëve të huaj, ekspertë të SME-ve.
Përfitimet
Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.
Do të ofrohet një bursë për pjesëmarrje në një trajnim 1-mujor në Akademinë për Biznesin Ndërkombëtar (AIBO) në Pekin, Kinë. Kjo bursë do ti ofrohet një fituesi që do të përzgjidhet në përfundim të Akademisë falë mbështetjes së Ambasadës së Kinës në Shqipëri.
Pagesa
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 30 Euro.