Art & Kulturë

A e dini se pirja e ujit të detit ju bën dëm për shëndetin tuaj?

Të gjithë kemi pirë nga pak ujë deti gabimisht teksa notojmë ose kur na kanë zhytyr të tjerët, por përveç shijes së kripës që ndjejmë, ai lloj uji shkakton edhe një dëm tjetër në organizmin tonë.

Sipas një studimi të kryer, kur dikush pi ujë deti, ai fut në trup edhe një sërë bakteresh që janë rezistente ndaj barnave anti-bakteriale. Efekti anësor i tyre është se e bëjnë organizmin imun ndaj mjekimeve të ndryshme.

Shkencëtarët nga Universiteti i Exter konstatuan se personat që janë më të ekspozuar ndaj këtij rreziku janë serfistët dhe notarët. Ata ekzaminuan 273 serfistë e notarë nga Anglia dhe dolën në përfundimin se shumica e tyre kishin bakterin E.coli, i cili i bënte rezistentë ndaj barnave që përdoren për infeksione të lehta.

Megjithatë, ky studim nuk është i plotë, pasi u mor në shqyrtim vetëm bregdeti i Britanisë. Studiuesit kanë deklaruar se një element tjetër negativ është edhe sasia e ndotjes në det, gjë që shton këto probleme shëndetësore.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).