24, 25, 26, 27, 31 Mars dhe 1, 2, 3 Prill, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Më datat 24, 25, 26, 27, 31 Mars dhe 1, 2, 3 Prill, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të ngjitet komedia “Celulë Seksuale” nga A. Longaretti.
Katër gra, me mosha të ndryshme, janë operatore telefonike dhe shesin lodra seksi. Përgjatë dialogjeve ato shpalosin marrëdhëniet midis tyre, jetën e përditshme, dashuritë dhe urrejtjet, dramat dhe pasionet.
Në role: Naun Shundi, Shegushe Bebeti, Delinda Disha, Jorida Meta dhe Françeska Hysi.