Muzeu Historik Kombëtar në kuadër të “Muajit të Kujtesës”, të iniciuar nga Ministria e Kulturës, organizoi një ekspozitë me objekte personale të personave që kanë vuajtur nga regjimi komunist si edhe me piktura të Lekë Tasit.
Muaji shkurt është caktuar si “Muaji i Kujtesës”, për shkak të atyre ngjarjeve, që do të ndryshonin rrjedhën e historisë shqiptare, prandaj këto aktivitete janë jo vetëm për të kujtuar, por edhe për t’u solidarizuar, ndaj ngjarjeve që na kanë prekur të gjithëve.