Ju hahet një embëlsirë, por nuk doni të shtoni në peshë. Zgjidhja ideale, muffins me tërshërë.
Përbërësit
4 vezë
150 gr miell
1 gotë qumësht
2 lugë gjelle kakao
100 gr tërshërë (“Quaker”)
Përgatitja
1. Në një enë shtoni vezët, miellin, qumështin dhe trazojini mirë. Shtoni kakaon.
2. Tani shtoni tërshërën “Quaker” dhe e përzieni mirë. Kalojeni masën në format specifike dhe e fusni në furrë për ti pjekur, për 30 minuta në 180 gradë.
3.Dekorojini me luleshtrydhe dhe çokollatë të shkrirë. Shijojini!