Ekspozita e titulluar “Një Ditë e Zakonshme Shtatori” nga Vehbi Murati përbëhet nga piktura të cilat autori i ka realizuar viteve të fundit dhe janë kryesisht të formateve të mëdha. Në to paraqiten kryesisht situata të “zakonshme” të cilat mund të jenë të një dite të zakonshme shtatori, sikur që na sugjeron titulli i kësaj ekspozite.
Ekspozita ka për kurator Mehmet Behlulin, ndërkaq drejtohet nga koordinatorja e GMK-së, Dhurata Ramosaj-Shala.
“Një Ditë e Zakonshme Shtatori”, hapet të enjten mbrëma, më 19 shtator në GMK.