Koncerti i titulluar “Herat to heart” po organizohet për datën 14 shkurt, ditën e të dashuruarve. E kush tjetër di t’i këndojë më bukur dashurisë se sa Shpat Deda.
Bashkë me Nesim Maxhunin, Armend Xhaferin, Ilir Bjarin dhe Fatlind Feratin, Shpati do të ngjitet në skenë në mbrëmjen e 14 shkurtit në Kino Armata për të kënduar këngët e tij bashkë me publikun.
Hyrja është e lirë, ndërsa ky event do të zhvillohet në Prishtinë.
Koncerti fillon në orën 20:00.