“Shtyllat e tokës”, KEN FOLLET

Një rrëfenjë epike magjepsëse e ambicies, anarkisë dhe pushtetit absolut, e vendosur në sfondin e gjerë mesjetar të Anglisë së shekullit të dymbëdhjetë – kjo është kryevepra historike e Ken Follett-it.

Me këtë libër, Follett rrezikon gjithçka dhe del një fitues i padiskutueshëm… Një roman historik që të mbërthen gjatë leximit, me atmosferë autentike dhe tipizime të paharrueshme. Duke filluar me një mister që hedh hijen e vet, rrëfenja është një valëzim i tensionit, pasigurisë, veprimit me ritëm të patëmetë, intrigës, dhunës, lakmisë, trimërisë, përkushtimit, hakmarrjes e dashurisë. Një roman që të zbavit, të mëson dhe të kënaq në një shkallë të madhe.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).