Jeta e të Tjerëve tek Akademia e Filmit

Berlini lindor, nëntor 1984. Kapiteni i shërbimit sekret (STASI) Wiesler merr urdhër për të mbikqyrur një çift artistësh. Ky mision ndryshon jetën e tij. Duke u marrë me jetën e njerëzve të “tjerë”, me art dhe letërsi, Wiesler merr njohuri për vlera të tilla si fjala dhe mendimi i lirë të cilat më parë ishin të panjohura për të.

Filmi shfaqet në gjermanisht me titra shqip. Më 13 Dhjetor tek Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).