Në datat 27, 28, 29 Nëntor do të mbahet ekspozita nga artistët e vegjël të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.
Janë rreth 80 punime në pikturë dhe skulpturë që kanë përgatitur fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe në focus të përmbajtjeve dhe mesazheve të tyre janë dita e Pavarësisë dhe e Çlirimit të Shqipërisë.
Kuratorë të ekspozitës janë Anisa Sala dhe Ilir Kllojka, të cilët kanë punuar me artistët e vegjël gjatë përgatitjes disa mujore të punimeve.
Ekspozita do të hapet sot në orën 17:00 dhe për tre ditë reshtë do të qëndroj e hapur në Muzeun Historik Kombëtar. Mos e humbisni!
Fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës hapin ekspozitë për festat e Nëntorit
Prev Post
Jeta e të Tjerëve tek
Next Post
Le te takohemi për një