“Rëndësia e përcjellejs së informacionit mjedisor për një qytetari aktive”, 13 nëntor 2018, ora 10:00, Tirana International Hotel, salla “Teuta”
EcoAlbania fton të bëhen pjesë organizatat mjedisore, institucionet, ekspertë mjedisi dhe qytetarë të interesuar.
Konteksti:
Aksesi në informacionin mjedisor në Shqipëri vijon të jetë problematik, me gjithë zhvillimet pozitive të viteve të fundit në kuadrin ligjor dhe institucional. Mungesa e përditësimit, qartësisë së informacionit, transparencës dhe koordinimit mes institucioneve cënon njohjen e kontributit në menaxhimin e informacionit mjedisor sidomos në nivel vendor. Vlerësimi i situatës lidhur me monitorimin dhe menaxhimin e tij është i nevojshëm në kuadër të përfshirjes më të madhe dhe shpërndarjes më të lehtë tek qytetarët.
EcoAlbania së bashku me një ekip ekspertësh mjedisor, ligjor dhe të komunikimit ka realizuar një analizë historike dhe të gjendjes aktuale të menaxhimit të informacionit mjedisor në Shqipëri duke e paraqitur atë në formën e një raporti studimor. Në këtë takim do të prezantohen gjetjet e raportit dhe rekomandimet për institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile në drejtim të përmirësimit të menaxhimit të informacionit mjedisor.
Ky takim organizohet në kuadër të projektit “Informacioni mjedisor për një qytetari aktive” dhe
mundësohet financiarisht nga Ambasada Suedeze nëpërmjet programit SENIOR III i zbatuar nga Qendra
Rajonale e Mjedisit – REC Shqipëri