Është ende duke u shfaqur në kinema filmi që tregoi pa rezerva anët e errëta të Shqipërisë,
lidhjet e mafias me pushtetin dhe paranë. Filmi u shfaq për herë të parë në kinema në ditët e para të muajit Tetor dhe ende vazhdon të jetë një ndër filmat më të përzgjedhur për t’u parë nga publiku i gjerë.
The Brave është një film i frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit. Ai trajton luftën e një oficeri të pakorruptuar të policisë kundër mafias së hashashit që ka pushtuar një fshat shqiptar të quajtur Britëll. Filmi sjell një kast të shkëlqyer aktorësh amerikanë, rusë e shqiptarë në një produksion me përmasa hollivudiane. Ne role janë Armand Assante, Louis Mandylor, Ravshana Kurkova, Besart Kallaku, Ervin Bejleri, Salsano Rrapi, etj.
Përveç Shqipërisë dhe Kosovës, gjatë muajit tetor filmi u shfaq edhe në kinematë e Rusisë,
Europës Perëndimore dhe Italisë. Filmi ka kontribuar kështu në krijimin e një imazhi pozitiv për Shqipërinë e sidomos për Renean. Filmin gjatë muajit Nëntor mund ta shihni në të gjitha kinematë e Tiranës.