Feja është rrallëherë temë e bisedave të përditshme midis të rinjve shqiptar. A është ajo tabu në shoqërinë tonë, apo jemi thjesht të painformuar për të diskutuar mbi rolin e saj në ditët e sotme?
Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane ju fton në takimin e parë të Taboo Talks ku do të diskutohet tema e fesë me Artan Fugën. Pas intervistes, profesori ka premtuar që do t’i pergjigjet çdo pyetjeje te audiencës, sado provokuese apo komplekse ato të jenë.