Ta Pastrojmë Shqipërinë – 23 Nëntor 2018!
Ne vazhdojmë të refuzojmë të jetojmë në vendin tonë të mbuluar me mbeturina, andaj në 23 Nëntor, për herë të nëntë organizojmë aksionin Ta Pastrojmë Shqipërinë Në Një Ditë.
Jemi të vetëdijshëm që kemi edhe shumë probleme të tjera, jemi dëshmitarë që shumë qytetarë të vendit tonë e ndotin çdo ditë Shqipërinë, po ashtu jemi shumë të vetëdijshëm për mos angazhimin e duhur të institucioneve përgjegjëse.
Por në vend të drejtimit të gishtit drejt fajtorëve ne kemi vendosur të japim shembullin tonë nëpërmjet aksioneve konkrete.
Ju bëjmë thirrje të gjithëve të bëheni pjesë e aksionit!
Duke pastruar mbeturinat në vendin ku jetojmë, të japim mesazhin që nëse nuk angazhohemi të gjithë, Shqipëria do të vazhdojë të mbetet ndër shtetet me të ndotura të Evropës dhe ne jemi të sigurtë që askush nuk e do këtë!
Duke shpresuar në mirëkuptimin e të gjithëve mbesim në pritje të ideve, sygjerimeve apo të angazhimit konkret për ta bërë të mundur ëndrrën për të jetuar në një Shqipëri të Pastër!
Vendi ynë, fëmijët tanë, do të na mbetet përherë mirënjohës!