Tetori Gjerman bashkon këtë herë tre muzikantë të mirënjohur: violonçelistin shqiptar Vlorent Xhafaj, pianistin shqiptar Zamir Kabo dhe klarinetistin gjerman Fabian Dirr. Fabian Dirr është që prej vitit 1995 klarinetist solist i Filarmonisë së Drezdenit. Ai ka qenë i ftuar si solist orkestral ndër të tjera edhe në Staatskapelle Dresden, Orkestrën Simfonike të Bamberg, Orkestrën Simfonike të SWR Baden-Baden dhe Freiburg, Orkestrën Simfonike të Radios së Berlint dhe Konzerthausorchester Berlin. Fabian Dirr është gjithashtu profesor i klarinetës në Universitetin Carl Maria von Weber në Dresden. Në programin e koncertit që do zhvillohet në Sallën e Madhe të Universitetit të Arteve janë pjesë nga Carl Maria von Weber, Igor Stravinsky, Krzysztof Penderecki dhe Ludwig van Beethoven.
E enjte, 01.11.2018, ora 19:00, Universiteti i Arteve në Tiranë
Hyrja e Lire!