Bashkia Tiranë në bashkëpunim me SIGAL UNIQA Group Austria fton të gjithë skulptorët të prezantojnë konceptet e tyre në formë boceti apo vizatimi, foto-montazhi dhe një përshkrim të shkurtër të veprës duke pasur parasysh këto specifika:
TEMA “ZHVILLIM/RRITJE DHE VIJIMESI”
UNIQA Insurance Group është një ndër kompanitë lider në Europën Qendrore dhe Juglindore. Simboli i logos së UNIQA-s shpreh vijimësi. Në punën tonë të përditshme ne kërkojmë të frymëzojmë; të jemi vazhdimisht në zhvillim; të servirim vlera dhe jo vetëm produkte dhe të jemi të ndershëm e të drejtpërdrejtë. Këto janë njëkohësisht vlerat kryesore të UNIQA me të cilat ne njehsohemi.
SIGAL UNIQA Group Austria është kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri e shtirë në Kosovë dhe Maqedoni. Simboli unik i identitetit tonë kërkon të jetë pasqyrë e vlerave dhe parimeve të kompanisë sonë. SIGAL do të thotë “Siguracioni Shqiptar” e cila shpreh vizionin e kompanisë që prej fillimit për tu shtrirë në tregje të reja dhe për të vijuar rritjen.
Në paraqitjen e tij elegante logo e SIGAL është e përbërë nga shkronja “S” e vendosur në dy gjysmë rrathë te përsosur. Ky simbol i cili përfaqëson kompaninë tonë prej 20 vitesh, është identiteti i SIGAL-it në të gjithë rajonin.
VENDI
Skulptura duhet të projektohet për t’u vendosur në një prej ambjeteve publike pergjatë zgjatimit të Bulevardit të Tiranës.
DIMESIONET
Objekti propozohet t’i brendashkruhet dimensioneve të një kubi me brinjë 3m (metra), i konceptuar që të shërbejë si një skulpture urbane, një objekt që plotëson hapësirën urbane të Bulevardit të Tiranës.
MATERIALI
Gur, beton, metal.
KOHEZGJATJA E KONKURSIT
10 shtator – 10 tetor 2018
SHPALLJA E FITUESIT
31 tetor 2018
PERIUDHA E REALIZIMIT
Nëntor 2018 – Janar 2019
INAUGURIMI I VEPRES
Shkurt 2019