Kamp n’Kep te Rodonit

Duke pasur parasysh temperaturat e larta të kësaj verë, dhe posacërisht duke pasur parasysh kërkesën e madhe për të përsëritur eventin në plazhet e mrekullueshme në Kep të Rodonit – kemi vendosur që destinacion i fundjavës 30 Qershor të jetë Kepi, një super-lokacion për një fundjavë relaksi larg nga secili lloj i zhurmës dhe ende i pa-okupuar nga infrastruktura moderne.
CMIMI: 2000 Leke përfshin një vend në tende, sleeping bag, guiden dhe transportin.

An isolated paradise with amazing beaches and a beautiful hiking trail. Included: – Transportation – Camping equipment’s – Guide 17€ (person)

Paisjet e nevojshme: Pantallona te shkurtra apo bikini, sleeping bag, , veshje të lehta por edhe ndonje duks dhe pantallona (natën mund të jenë temperaturat të freskëta), elektrik/bateri dore, shishe uji (1 litër), ushqim për 2 ditë (3-4 vakte). Gjithashtu afer kampit ka disa bar/restorante.
*Paisjet që ne i sigurojmë: tenda, dhe numër të kufizuar të sleeping-bag ,mbulesa.

DITA 1:
09:00 Nisja nga kafe Flora
11:00 Mbërritja tek Kepi i Rodonit.
11:00 – 11:30 Vendosja e kampit.
12:30 – Koha për plazh (lojëra,muzike, mbledhja e drunjve për zjarrin e mbrëmjes… etj).

DITA 2:
06:30 Zgjimi
07:00 Ecje nga vendi i kampit (atlantid beach) deri tek kalaja e Skenderbeut dhe Kisha e Vjeter
PLAZH, SHETITJE, KOHE E LIRE

16:00 – 17:00 mbyllja e kampit dhe kthimi për Tiranë.
*Programi dhe oraret mund të lëvizin për shkak të vonesave të mundshme gjatë rrugës

Për ushqim mund të sygjerojmë:
– sanduica të gatshëm ose të merrni përbërësit dhe i pergatisni atje.
– salcice,kremvice,suxhuk – mund t’a përgatisim në zgare.
– arrat, lajthitë, kikirikat mund të jenë resurs i mirë i energjisë,
– fruta gjithsesi.
– patate të cilat mund të mbështillen me leter alumini dhe të piqen në zjarr

(Do t’marrim grill, kështuqë mund të furnizoheni individualisht me ushqimet të cilat mund të përgaten në grill).

MOTI: Sipas platformave të ndryshme për parashikimet e motit, do të kemi mot t’mrekullueshëm me temperatura +35

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).