Kompania Apple ka vendosur që madhësia e iPhone-it të vazhdojë të rritet akoma edhe më shumë.
Sipas analistit më të besueshëm të KGI Securities, Ming – Chi Kuo, Apple është duke planifikuar lançimin e modelit më të ri të iPhone me një çmim për vetëm 550 dollarë, që mendohet se mund të jetë iPhone 9 + ose iPhone SE 2.
iPhone i ri mendohet se do të ketë një ekran prej 6.1 inç, duke e kaluar ekranin 5.8 inç të iPhone X dhe modeleve të tjera.