Në kuadër të informimit mbi rëndësinë e të drejtës së autorit, Student Economic Forum do të zhvillojë një trajnim me temë:
“E Drejta e Autorit – Rëndësia e mbrojtjes së të drejtave të autorit në RSH”.
Ky aktivitet vjen në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, ditë e cila festohet në mbarë botën nga shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale çdo 26 prill me qëllim nxitjen e krijimtarisë dhe të inovacionit te brezat dhe gjeneratat e reja.
Edukimi dhe informimi për gjeneratën e re që po rritet sjell uljen e nivelit të piraterisë dhe shkeljeve në një vend të caktuar, eksperiencë kjo e provuar në shumë vende të zhvilluara.
Ndërgjegjësimi i komunitetit dhe i shoqërisë në tërësi si dhe arsimimi në këto çështje, janë ndër shtyllat kryesore të Strategjisë Kombëtare të Zbatimit të të Drejtave të PI 2016-2020.
Sa më i madh të jetë informimi i konsumatorit për rëndësinë dhe rolin e të drejtave të PI-së, aq më i ulët do të jetë niveli i piraterisë dhe shkeljeve të tjera në vend.
?Tematikat që do të trajtohen gjatë këtij aktiviteti janë:
▫Çfarë është e drejta e autorit?
▫Kuadri ligjor i saj;
▫Kategorizimi i veprave që mbrohen nga e drejta e autorit;
▫Rëndësia e respektimit të saj;
▫Procedura e regjistrim-çertifikimit të një vepre;
▫Shkelja e të drejtës së autorit.