Shqipëria, destinacioni kryesor për muajin mars nga agjencia britanike

Agjencia Britanike e Guidave të Turizmit në një artikull të fundit, e ka cilësuar Shqipërinë si një destinacion të rëndësishëm për të bërë turizëm elitar.

Ky shkrim u sugjeron turistëve të huaj destinacione të ndryshme për të vizituar, ku për vendin tonë përmend malet e larta që janë streha e fundit për disa specie, vendndodhjen strategjike gjeografike të Shqipërisë dhe një numër vendesh që kanë rëndësi arkeologjike.

Arkeologët dhe artdashësit, udhëtarët dhe historianët, shijuesit e verës e vëzhguesit e zogjve: Të gjithë do të marrin me vete kujtime të pashlyeshme nga një udhëtim në Shqipëri”, flitet në këtë artikull.

Po ashtu, kjo agjenci u bën thirrje turistëve që nuk duhet të humbasin kurrsesi pasuritë kulturore dhe historike që mban vendi ynë. “Ushqimi shumë i mirë i peshkut dhe vera lokale i japin kënaqësi personave që janë të dhënë pas gastronomisë”, duke theksuar produktet e mira tradicionale që shqiptarët prodhojnë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).