Një studim i ri tregon se ka shumë shanse që jeta të lulëzojë në planetin Mars, e cila deri më tani ka qenë në proçes pritje.
Disa shkencëtarë nga Universiteti Shtetëror i Uashington kanë kryer disa kërkime, ku zbuluan se forma jetësore filluan të shfaqeshin në shkretëtirën më të thatë në Tokë, atë të Atacama në Amerikë, e cila është shumë e ngjashme me sipërfaqen e Marsit.
Gjatë këtij studimi, ata gjetën një bakter të specializuar për të mbijetuar në tokë, i cili në momentet kur nuk binte shi vendosej në gjendje gjumi dhe rizgjohej kur binin shira.

Shkretëtira Atacama në Amerikën Jugore
Në shkretëtirën e Atacama rrallë herë bie shi; Për herë të fundit ra shi në vitin 2015, i cili zgjoi edhe këto gjallesa.
“Kjo është hera e parë që dikush ka gjetur gjallesa në këtë shkretëtirë. Tanimë ne e dimë që në Mars ekzistojnë depozita të ngrira uji dhe gjatë natës aty krijohen reshje bore apo lagështirë, prandaj s’është e pamundur që në planetin e kuq të jetojnë gjallesa të ngjashme me këtë bakter që është zbuluar”, është shprehur Profesor Dirk Schulze-Makuch.
Ndërkohë, shkencëtarët po kryejnë studime të tjera edhe në zonën e Antarktikës, si përshembull liqeni që nuk ngrin edhe në temperaturat -50 gradë Celcius. Kjo po bëhet me qëllim që të gjenden gjallesa që jetojnë në kushte ekstreme dhe që të provohet ekzistenca e formave jetësore edhe në sipërfaqen e Marsit.