Së shpejti pritet që WhatsApp të ofrojë edhe shërbimin e transferimit të parave.
Nuk është ende zyrtare pasi është akoma në fazën e fundit të testimit dhe pas kësaj pritet të shtrihet zyrtarisht te rreth 200 milion përdorues në të gjithë Indinë.
Në ketë proces është parashikuar përfshirja e një numri bankash, si Banka e Shtetit të Indisë, ICIC Bank, HDFC Bank dhe bankën Axis. Testuesit e Beta-s e thanë se lista e bankave do të shfaqet së shpejti në ëhatApp te menuja e aplikacionit (Settings.)
Për të konfirmuar funksionet, përdoruesit së pari duhet të verifikojnë numrin e tyre të telefonit përmes një SMS-se dhe pastaj duhet të zgjedhin një bankë. Pas përfundimit të konfigurimit, transferimi i parave do të bëhet menjëherë.