“Forgive Me”, filmi kosovar që do të shfaqet premierë në Manchester Film Festival

Me regjisor Besim Ugzmajli, filmi kosovar me metrazh të shkurtër “Forgive Me”, do të shfaqet në festivalin e filmit në Manchester.

Ky lajm është konfirmuar nga regjisori, i cili e ka publikuar në profilin e tij në Facebook.

“Forgive me” eshte premiere ne Manchester Film Festival, ku pjesmarres ne kete Festival jane edhe Sean Penn, Jodie Foster, Jonathan Meyers e shume artist te tjere. Falemnderit ekipes te cilen ia rekomandoj secilit filmberes!”-, është shprehur regjisori Ugzmajli.

Filmi trajton historinë e një djali të ri, të quajtur Bujar, i cili manipulohet nga një imam kosovar që t’u bashkohet grupeve terroriste që luftojnë në Siri. Ai i bashkohet luftës tinëzisht dhe pastaj i kërkon ndihmë vëllait të tij t’ia dërgojë në Siri edhe gruan. Por vëllai tmerrohet nga veprimet e Bujarit dhe i kërkon të kthehet në Kosovë. Bujari e kërcënon gruan e tij se nëse nuk i bashkohet në Siri do të martohet me një grua që ka mbetur e ve nga lufta.

Manchester Film Festival do të zhvillohet nga data 1 deri më 4 mars dhe filmi kosovar “Forgive Me” do të shfaqet më 3 mars në orën 13:00.

Në role interpretojnë aktorët: Agron Shala, Semira Latifi, Ikballe Qena, Kushtrim Asllani, Ekrem Sopi, Orik Berani, Sherif Bega, Kosovare Hoti, Adrian Obërtinca etj

Trailer:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).