Të mërkurën jepet premiera e filmit shqiptar me metrazh të shkurtër “113”, me regji të Vivian Rama dhe producent Mihal Rama.
Ky film është një prodhim i shtëpisë kinematografike “Erëfilm” dhe është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Filmi tregon historinë e një gruaje mbipeshë, e cila mundohet me të gjitha mënyrat që të heqi kilet e tepërta.
Interpretojnë aktorët: Valbona Ostreni, Vangjel Toçe, Visjan Ukcenaj, Esmeralda Metka, Brikena Sinanaj.
Ai do të shfaqet të mërkurën më 27 dhjetor, tek Kinema Agimi, në orën 19:00-20:00.
Trailer:
https://www.facebook.com/100010164662888/videos/548026085546209/?id=100010164662888