A e përdorni celularin para se të shkoni të flini? Besoj se e bëni edhe një kontroll të shpejtë në kryefaqen e llogarisë tuaj në Facebook apo Instagram. Ndoshta relaksoheni kur teksa jeni shtrirë pas një ditë të lodhshme e të gjatë, luani një lojë në telefon, e cila ju shkëput pak nga realiteti.
Epo, nëse i bëni të gjitha veprimet më lart, atëherë ka një lajm të keq për ju: Me siguri është smartphone juaj ai që ju prish gjumin që mezi e ëndërroni gjatë ditës!
Sipas disa studiuesëve amerikanë, shumica e personave që harxhojnë kohë në telefonin e tyre kur janë shtrirë, e kanë më të vështirë që t’i zërë gjumi, flenë më pak dhe bëjnë një gjumë të keq.
Bazuar në vrojtimet që këta shkencëtarë kanë bërë, duke mbledhur grupe njerëzish të ndryshëm dhe duke ndjekur ‘ritualin’ e tyre të gjumit, kanë dalë në përfundimin se ngjyrat e ndryshme të rrjeteve sociale ndikojnë në trurin e gjithësecilit.
Kështu, ngjyra blu e Facebook përshembull, i kujton trurit blunë e qiellit gjatë ditës, duke bërë që ai të zgjohet ngadalë pasi e percepton si ditë.
Gjithashtu, sado që celulari përdoret për t’u qetësuar pak para gjumit, informacionet, mesazhet a lajmet që lexohen në të mund të kenë efekt negativ sepse mund të ju mërzisin, gëzojnë a habisin dhe si rezultat, do të jetë më e vështirë që të flini.
Prandaj, e mira është që kur shtriheni për të fjetur, t’i lini smartphone-t në dhomën ngjitur dhe të blini një orë me zile, që mos ta përdorni më telefonin me justifikimin e alarmit!