International Festival Jazz in Albania & World Music dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë ju ftojnë në Parkun Rinia për të ndjekur interpretimin e Yehia Khalil Band, një ndër grupet e jazz-it më të njohur në botë, kombimin perfekt i muzikës së zgjedhur dhe natyrës. Kur prononcohet në Egjipt fjala Jazz, e dëgjoni të pandarë nga emri i Yehia Khalil, ambasadorit të muzikës Jazz në botë.
Me ansamblin e tij muzikor ai dhuron për botën mbarë Jazz-in modern egjiptian, një stil muzikor i pashoq në botë.
Yehia Khalil promovon muzikën Jazz dhe kulturën në të gjithë Egjiptin prej 50 vitesh dhe ka krijuar një tingull të ri Egjiptian që magjeps botën me fuzionin autentik të Jazz-it dhe frymëzimet orientale bazuar në njohjen e thellë të trashëgimnisë muzikore arabe.
Ja pse Yehia është një fenomen unikal në skenën muzikore egjiptiane.
Albumet e tij “Rythm of the Soul”, “Dreaming in Strage World” kanë patur një sukses të jashtëzakonshëm dhe për këtë arsye ai së bashku me bandën e tij kanë zgjedhur të performojnë një pjesë të repertorit në Tiranë.
Ju mirëpresim ditën e Diel 23 Korrik, ora 21:00 te Parku Rinia.