300 dollarë nëse ha një avokado në ditë!

Universiteti “Loma Linda” (LLU), Univeristeti “Penn State”, Universiteti “Tufts” dhe Universiteti i Kalifornisë, në Los Anxhelos, secili po rekruton 250 persona për të ngrënë avokado për arsye studimi.

Kështu për t’u kualifikuar duhet:

Të jenë 25 vjeç, ose më të mëdhenj.
Të kenë vullnet të hanë një avokado çdo ditë për gjashtë muaj, ose të hanë vetëm dy avokado për muaj për të njëjtën periudhë.
Të kenë belin të paktën 101 centimetra nëse janë meshkuj, ose 89 centimetra nëse janë femra.

Pjesëmarrësit që do të merren në studim do të marrin falas një kontroll mjekësor nga klinikat e LLU-së si dhe një kompesim prej 300 dollarësh.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).