Art & Kulturë

21 shtatori, dita e përkujtimit dhe forcimit të idealeve të paqes

Sot më 21 shtator, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Paqes, e cila është themeluar nga Kombet e Bashkuara.

Kryeministri Edi Rama me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale thekson se, “Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpall unanimisht 21 shtatorin si dita kushtuar “përkujtimit dhe forcimit të idealeve të paqes brenda dhe ndërmjet gjithë kombeve e popujve”.

Rama citon ish-presidentin amerikan Dwight D. Eisenhower i cili është shprehur se, “Paqja dhe Drejtësia janë dy anët e të njëjtës monedhë”.

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e ka shpallur këtë datë si përkushtim për forcimin e idealeve të paqes, mes vendeve dhe popujve të botës.

Dita Ndërkombëtare e Paqes shënohet edhe me një ceremoni në OKB, ku bie Kambana e Paqes. Në vitin 1954 fëmijë nga 60 shtete i dhuruan OKB-së, monedha, të cilat shërbyen për të farkuar kambanën, e cila bie çdo vit, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Paqes.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).