Art & Kulturë

17 vepra pikture të Leonardo Da Vinci në Tiranë

Mbërrin në Shqipëri dhe më saktë në Tiranë në Muzeun prestigjioz Historik Kombëtar të Sheshit Skënderbej, ekspozita “Leonardo – Opera Omnia”, e kuruar nga historiani i artit prof. Antonio Paolucci dhe e prodhuar nga RAICom. 17 vepra pikture të Leonardo Da Vinci të një cilësie të lartë dhe në përmasa originale.

Ekspozita – e cila ka udhëtuar nëpër botë – është pjesë e një programi promovues ndërkombëtar për artin dhe edukimin e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe mbledh riprodhimet, të stampuara në kanavacë në shkallë reale dhe me rezolucion shumë të lartë të kryeveprave të Leonardo-s të ruajtura në 11 prej muzeve më të rëndësishëm në botë. Falë përpjekjeve dhe teknikës së RAICom, studiuesit, studentët dhe të gjithë dashamirësit e artit të Rilindjes do të mund të admirojnë në të njëjtin vend dhe në një distancë të afërt pikturat gjeniale të Leonardo-s.
23.07 – 10.08 2019 | Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë
Përurimi: 22 korrik 2019 ora 19

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).