Edicioni i dytë i përmbledhjes kinematografike verore.
Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Bashkinë e Tiranës prezantojnë edicionin e dytë të përmbledhjes kinematografike verore me titull 10 Netë të Kinemasë Italianë.
Festivali do të fillojë më 30 maj 2017 dhe për dhjetë të marta rresht do të shfaqen, pranë instalacionit Reja.al, filma italianë në gjuhën origjinale me titra në gjuhën shqipe.
Nisma, e frymëzuar nga i njëjti shpirt që animoi mbrëmjet e edicionit të parë, synon të ofrojë një mundësi për t’u takuar dhe argëtuar, për të rinj dhe të vjetër, që do të qëndrojnë në qytet gjatë verës me qëllim që të promovojë kinemanë bashkëkohore italiane pothuajse jo e pranishme gjatë pjesës tjetër të vitit në kinema.
Pjesëmarrja do të jetë e lirë për këdo që dëshiron të marrë pjesë dhe të kalojë mbrëmje të këndshme në shoqërinë e kinemasë së bukur italiane.