Art & Kulturë

Teatri/ Josif Papagjoni: Më thoni një tjetër në Ballkan, që ndodhet në këtë gjendje?

Kryeministri Edi Rama vazhdon të postojë në rrjetet sociale reagimet e artistëve dhe jo vetëm, që janë pro shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një riu.

Kësaj radhe ai ka postuar reagimin e kritikut të artit, profesor, Josif Papagjoni, i cili thotë se “Aty duhet të bëhet një godinë e re teatrore.

“Aty duhet të bëhet një godinë e re teatrore. Më thoni një teatër në Ballkan, që ndodhet në këtë gjendje? Kur shoh këto pamje, më shtohet dhjetëfish bindja se aty duhet ngritur një teatër i ri. Nëse ai projekt është i vërtetë, atëherë jam i lumtur si spektator, si kritik, por edhe si popull, se teatri nuk është vetëm për aktorët, teatri është publiku. Duhet t’i japim publikut mundësinë, shansin që të kënaqet. Njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë era parfum, që është një godinë e bukur, e kënaqshme, ku perceptohet produkti artistik. Por, kur shkoj atje tani, mban era myk, lagështirë. Si mund ta heqim ne lagështirën? Bëj një mijë rikonstruksione, era e lagështirës nuk hiqet; ajo është godinë e kalbur. Pyetja që duhet të shtrojmë është: A mund ta ftojmë këtu trupën e Berlinit të japë një shfaqje? A mund të bëjmë një festival europian në këto kushte? Një produkt të Mbretit Lir apo Hamletit? Pra, jam shumëfish me idenë që atje duhet një teatër i ri.”

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).