Të gjithë i kemi bërë pyetjen vetes se përse shërben xhepi i vogël në xhinse.
Bëhet fjalë për xhepin e vogël mbi xhepin e djathtë në pjesën e përparme të xhinseve. Është një element estetik apo ka një funksion të caktuar? Nga e ka origjinën ai? Ne e zbuluam!
Ai është një mbajtës ore, i krijuar posaçërisht për kaubojsit. Ky xhep, shërbente për të mbrojtur orën gjatë kalërimit të tyre, si dhe të ishte lehtësisht e aksesueshme.